Maqedoni, Kuvendi e ka publikuar dokumentin për votimin e besimit të Qeverisë


Kuvendi i Maqedonisë sot ka publikuar dokumentin për votimin e besimit të Qeverisë së Maqedonisë që u votua nga 41 deputetë, njofton Portalb.mk.

Në dokument thuhet se e vetmja gjë që ka bërë “qeveria LSD dhe BDI” është: degradimi i institucioneve, partizimi i tyre dhe jetesa luksoze e udhëheqësve shtetërorë.

Koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev dje ka dorëzuar te Kuvendi i Maqedonisë dokumentin, kurse lideri partiak, Hristijan Mickoski pret që në seancë parlamentare të kalojë mosbesimi i qeverisë.