Maqedoni, 2 gushti ditë jopune për gjithë qytetarët

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se 2 gushti (e enjte) – Dita e Republikës, do të jetë ditë jopune për gjithë qytetarët në vend. MPPS gjithashtu në njoftim ua uron qytetarëve këtë festë.

Ndërsa deri në fund të këtij viti ditë jopune për gjithë qytetarët e Maqedonisë do të jenë edhe 8 shtatori, 11 tetori, 23 tetori dhe 8 dhjetori.

Kurse për besimtarët e fesë Islame, ditë jopune do të jetë edhe 21 gushti – Dita e Kurban Bajramit.