Mançevski: U kërcënuam se do të vritemi, një njeri me bluzë të zezë mbante armë

Të gjithë 33 të akuzuarit për ngjarjet më 27 prill në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë të pranishëm në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Penale në Shkup, në të cilën duhet të dëgjohen katër dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria.

Seanca e sotme gjyqësore filloi me dëgjimin e dëshmitarit Damjan Mançevski, ndërsa duhet të dëshmojnë edhe Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.

Mançevski tha se më 27 prill ka qenë në pres sallën e Kuvendit së bashku me Zoran Zaevin dhe deputetët е tjerë dhe se kur turma ka hyrë në pres qendrën ka vërejtur një njeri me bluzë të zezë dhe shenjë të “hos”, Forcave të Armatosura Kroate, i cili ka mbajtur armë.

“Turma e hapi derën. Një grup i madh i njerëzve u nis drejt nesh dhe filloi të godasë me duar, karrige, tastatura, stativat e kamerave, dhe gjithçka që gjetën para vetes, si dhe me shkopinjtë e flamujve që i kishin me vete. E pashë një person me armë. Ai mbante bluzë të zezë me shenja të HOS (FAK) pa flokë dhe me mjekër në atë moment”, tha Mançevski.

Disa herë sqaroi Mançevski, kam mundur të shoh se personi zgjatet për t’u kapur në pjesën e pasme të pantallonave dhe në duar mban armën.

“Asnjëherë nuk e nxori të tërën, por gjatë tërë kohës derisa ka zgjatur ngjarja kemi marrë kërcënime se do të vritemi, që mua personalisht ma tregon qëllimin e tërë grupit”, ka dëshmuar Mançevski duke shtuar se njeriu me armë nuk ka qenë aq aktiv si të tjerët, por që gjatë tërë kohës ka qenë i fokusuar me shikim drejt Zaevit.

Tha se ka pasur përshtypje që edhe personat e tjerë mbajnë armë, por që nuk ka parë ndonjë person tjetër me armë.

Mançevski ka dëshmuar se gjatë tërë kohës ka marrë kërcënime me jetë dhe se do t’i vrasin se e kanë shitur shtetin dhe se janë tradhtarë.

Para Gjykatës Mançevski tha se është goditur me grusht në pjesën e hundës dhe se hunda i është thyer. Gjatë tërë kohës është goditur me shuplaka dhe me stativa të kamerave dhe ombrellë të cilën pastaj e ka blerë nga personi që e ka goditur për 1.000 denarë.

“Prejse Zijadin Sela ra dhe e festuan fitoren, turma filloi të bëjë litar nga kabllot e pajisjeve që të na varin.

Tha se askush nga sigurimi kuvendor nuk është munduar t’i dërgojë në vend më të sigurt derisa ka zgjatur ngjarja.

I pyetur se si ka reaguar sigurimi kuvendor, Mançevski tha se ka dëgjuar se si shefi i sigurimit kuvendor në telefon është munduar ta marrë dikë, por pastaj komenti i tij ka qenë “kemi mbetur vetëm”.

Të akuzuarit në rastin për ngjarjet e 27 prillit akuzohen për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues. Ata në seancat gjyqësore paraprake në Gjykatën Penale thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtor.

Procesi gjyqësor filloi më 22 gusht me fjalët hyrëse të avokatëve të prokurores Vilma Ruskoska dhe avokatët e të akuzuarve.

Prokurorja Ruskovska deklaroi në fjalët hyrëse se ka prova që do të konfirmojnë pretendimet nga akuza për kryerjen e një vepre penale kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues, ndërsa mbrojtja argumenton se nuk ka prova për të vërtetuar këtë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.