Mançevski: Përfundimisht do të zgjidhet problemi me të punësuarit me Marrëveshjen e Ohrit


Фото: Б. Грданоски

Në Ministrinë e re për Sistem Politik nuk janë parashikuar punësime të reja, por do të ketë ndërmarrje nga Sekretariati qeveritar për Marrëveshje të Ohrit, ndërsa përfundimisht do të zgjidhet problemi me të punësuarit sipas kësaj marrëveshje, deklaroi sot ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski .

Sipas tij, kanë përfunduar proceset për angazhim të një pjese të të punësuarve sipas marrëveshjes së Ohrit, të cilët nuk janë sistemuar në vende, ndërsa në kohën më të afërt kjo do të bëhet edhe me të tjerët pasi që përfunduan zgjedhjet presidenciale dhe nuk ka pengesa ligjore.

“Për qindra tashmë ka përfunduar procedura, ndërsa për pjesët tjetër pasi që përfunduan zgjedhjet presidenciale dhe tashmë nuk ka kufizime në kohën më të afërt do të përfundojë, kështu që problemi pas dhjetë viteve në pjesën më të madh është zgjidhur dhe përfundimisht do të zgjidhet”, tha Mançevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë konferencës për digjitalizimin, në organizim të MASIT dhe kompanisë “Datalab”.

I pyetur kur do të ketë reforma në administratë, ministri dikasterial theksoi se në pjesën e shërbimeve për qytetarët, një pjesë janë të dukshme, një pjesë do të startojnë në administratë deri në fund të vitit. Në mënyrën më të transparente, theksoi mund të përcillen aktivitetet për reformat në të cilat punohet.