Mançevski: Nuk ka paga për institucionet që nuk ofrojnë të dhëna për punonjësit


Të gjitha ato institucione dhe personat e tyre udhëheqës që nuk do t’i ofrojnë të dhënat për punonjësit e tyre në sistemin informatik për udhëheqje me resurset njerëzore nuk do të marrin paga, ka thënë ministri i shoqërisë informatike dhe administratë, Damjan Mançevski

“Për nevojat e përgatitjes së këtij raporti, por edhe nevojat e gjithë administratës, Ministria e informatikës dhe administratës posedon sistem informativ për udhëheqje me resurset njerëzore. Ajo është një softuer ku gjitha institucionet kanë detyrë ligjore të vendosin gjitha sistematizimet dhe informacionet për gjithë të punësuarit. Dhe këtu përafërsisht ka një kaos. Disa prej institucioneve kanë të dhënat dhe në mënyrë korrekte i azhurnojnë të dhënat, ajo është materie e gjallë, del, hyn, ndryshon telefon, email etj. Disa prej tyre pjesërisht i kanë ofruar informacionet, apo nuk e azhurnojnë, disa vetëm sistematizimet, pa asnjë informacion për njerëzit, ndërsa disa prej atyre nuk kanë bërë asgjë”, ka thënë Mançevski./Express/