Mançevski në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë


Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski po merr pjesë në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë, Spanjë, ku do të ketë mundësi me kolegët e tij nga Evropa dhe bota që të shkëmbejë përvoja në pjesën e dixhitalizimit.

Siç deklaroi MSHIA-ja, në margjinat e kongresit i cili filloi dje, ndërsa mbaron më 1 mars, Mançevski do të ketë takime edhe me shumë përfaqësues të kompanive rreth mundësisë për operatorin e tretë celular në Maqedoni.

Qeveria dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës për momentin punojnë në përmirësimin dhe krijimin e kushteve që kompanitë të kenë interes të investojnë në Maqedoni.

Me ndryshimet ligjore në Ligjin për energjetikë, mundësohet shfrytëzimi i rrjetit shtetëror të infrastrukturës për kompani private. Për momentin për herë të parë shteti i harton resurset ekzistuese, që do të mundësojë që të kemi pasqyrë të qartë për gjendjen momentale.

Synimi, siç thonë nga MSHIA-ja, është që qytetarët të marrin shërbime më të lira dhe cilësore.

Ministria, siç është theksuar në njoftim, po përgatit Plan operativ kombëtar për internet më të gjerë dhe më të qartë. Ky është një nga parakushtet për rritjen e numrit të e-shërbimeve që parashikohet të realizohet gjatë këtij viti. Pas hartimit të zonave të bardha, do të investohet në të gjitha rajonet e shtetit ku ka nevojë për këtë.

Kongresin në Barcelonë, ministri Mançevski do ta shfrytëzojë edhe për paralajmërim të Samitit dixhital për vendet nga Ballkani Perëndimor, i cili si pjesë e Procesit të Berlinit do të mbahet më 18 dhe 19 prill në Shkup