Makron para fillimit të Këshillit të Evropës në Bruksel nuk ka thënë asgjë lidhur me zgjerimin

French President Emmanuel Macron reacts as he inaugurates the Commission on the first 1000 days of the child in Paris, France September 19, 2019. (Photo by PHILIPPE WOJAZER / POOL / AFP) (Photo credit should read PHILIPPE WOJAZER/AFP/Getty Images)

 Pak para fillimit të Këshillit të Evropës në Bruksel, presidenti francez Emanuel Makron, para arritjes në Këshill iu drejtua gazetarëve dhe në këtë rast nuk ju tha asgjë për çështjen e zgjerimit dhe datës për fillimin e negociatave, që pritet të jetë një prej pikave të Samitit, njofton korrespodenti i MIA-s.

Makron lidhur me çështjen e dhënies së datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për fillimin e negociatave, është i vetmi i cili deri për momentin paralajmëron bllokadë. Në fjalimin e shkurtë para gazetarëve, ai nuk foli asgjë rreth kësaj çështje, por u ndalë më tepër në arritjen e Marrëveshjes për Bregzitin.

“Mendoj se ky është një lajm i mirë. Marrëveshja i përgjigjet qëllimeve tona. Nga ana evropiane të mbrohet integriteti i tregut të përbashkët dhe lirive tona, si dhe nga ana britanike t’i kenë të gjitha garancat për ruajtjen e integritetit të tyre dhe me dëshirën e miqve tanë nga Irlanda të rruhet ekuilibri politik”, tha Makron.

Marrëveshja, sipas Makron është “kompromis i mirë”, që lejon t’u përgjigjet të gjitha këtyre qëllimeve.

Për këtë Marrëveshje do të diskutohet në Këshill, e cila do të prezantohet nga negociuesi i BE-së, Mishell Barnie, me ç’rast presidenti Makron, atij dhe ekipit të tij i shprehi falënderim për punën e madhe cilësore, e cila është bërë që nga fillimi. Më pas vijon ratifikimi në Parlamentin britanik dhe Parlamentin e Evropës.

“Për këtë arsye kënaqësia jonë është e shoqëruar me kujdes legjitim, për shkak se të udhëzuar nga historia, parlamentet mund të mos njihen në marrëveshje. Dua të besoj se kryeministri Xhonson, do ta mbështes Marrëveshjen, për të cilën u diskutua javëve të fundit”, theksoi presidenti francez dhe potencoi se nuk dëshiron të flas për fiksimin politik nëse Xhonson e ka shumicën.

Për presidentin francez, Marrëveshja është “lajm i mirë”, për arsye se Marrëveshja e arritur lejon të hapet fazë e re dhe të flitet dhe të përgatitet e ardhmja e BE-së.

“Këshilli do të vendos akt në agjende, të cilën duam ta kemi dhe do të na lejojë ta përgatisim të ardhmen dhe ta kemi diskutimin e parë për perspektivat e financimit dhe agjendat strategjike. Kjo për ne është element i rëndësishëm. Kryetarja e komisionit nesër në mëngjes do t’i prezantojë vijat kryesore të programit të saj. Ne e gjejmë veten thellë këtu, tek ato njihemi, për arsye se i mbroja gjerësisht nga fillimi i vitit, para se gjithash agjendën klimatike, e cila për ne është e rëndësishme, neutraliteti i dioksid karbonit 2050, rritja e çmimit minimal të CO2, tatimi në kufi i CO2, zhvillmi i bankës së madhe për klimën, agjenda digjitale, si dhe agjenda për mbrojtjen e punëtorëve në Evropë dhe për integritetin e tregut tonë, agjenda për risitë për të ardhmen, agjenda e sovranitetit – Evropa e mbrojtjes e cila duhet të jetë më e fuqishme”, tha Makron.

Sipas Makron, do të flitet edhe për çështje gjeopolitike, posaçërisht  për sulmin të cilën e drejton Turqia në Sirinë verilindore.

“Rreth kësaj pike dëshiroj të kemi përsëri unitet, dhe fjalim të qartë dhe të ashpër, të dënohet sulmi, të ndërpritet eksporti i përbashkët i armëve drejtë Turqisë dhe me partnerët tanë kryesor t’i jepet fund kësaj ofensive, e cila tashmë krijon dramë humanitare dhe e rrezikon kthimin e DAESH (Shtetit Islamik)”, tha në fund Markon.