Makron: Marrëveshja e Prespës është një hap i shkëlqyer për tërë rajonin

Marrëveshja e Prespës është shembull i shkëlqyer për Evropën dhe mesazh i shpresës për të gjithë ne se dialogu sjell rezultate, porositi presidenti francez Emmanuel Macron në konferencën për shtyp në fund të Samitit të vendeve të Jugut që u mbajt në Qipro, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

“Në fund, më lejoni t’ju them disa fjalë që t’i përmend Alexis Tsiprasin dhe Zoran Zaevin, të cilët së bashku arritën marrëveshje për emrin Maqedonia e Veriut me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Ky është shembull i shkëlqyer për Evropën dhe mesazh shprese për të gjithë ne, për atë çka mund të ofrojë aftësia e dialogut dhe dialogu mes njerëzve që duan të gjejnë zgjidhje dhe jep shumë shpresë për Evropën dhe gjithkund ku ka mosmarrëveshje. Kjo na jep kurajë të themi se dialogu sjell rezultate”, tha Macroni.