Makpetrolli për një denar do ta ulë çmimin e benzinës


Фото: Б. Грданоски

“Makpetroll”-i SHA Shkup prej sonte në mesnatë për një denar do t’i ulë çmimet e shitjes me pakicë të benzinës, çmimi i dizelit  do të rritet për gjysmë denari, ndërsa  vaji ekstra i lehtë për amvisëri për dy denarë për litër.

“Ultra 95+ Economy do të shitet me çmim prej 71 denar, Ultra 100 Race Pro për 73 denarë, Ultra Diesel Green Power për 64, Ultra Diesel Bio Power për 65, ndërsa ekstra e lehtë  me çmim prej 54 denarë për litër”, bëri të ditur Makpetrolli.

Metodologjia me të cilën “Makpetroll” SHA Shkup i ka formuar çmimet e reja më të larta të shitjes në pakicë të derivateve, thonë nga kompania, është metodologji e pranuar botërisht, e cila në vetvete i përfshin të gjitha të dhënat dhe të gjitha shpenzimet reale të kompanisë.

Si kompani shoqërore përgjegjëse, shtojnë,  vazhdimisht punojmë në atë që konsumatorët tanë   me kohë të  informohen  për të gjitha risitë, si dhe të mundësojmë karburante më cilësore me çmim më të pranueshëm.