Majk Pompeo mbërrin në Ohër


Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo për momentin sapo ka mbërritur në aeroportin e Ohrit “Shën Apostull Pali”,  ku u prit nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Është paraparë që sekretari shtetëror i SHBA-së të realizoi takime të ndara me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Në takimet në Ohër nga Departamenti amerikan i Shtetit, Pompeo edhe njëherë do të cekë se Marrëveshja e Prespës është hap jashtëzakonisht i guximshëm i liderëve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për stabilizim dhe prosperitet të rajonit dhe për hyrje të vendit në NATO dhe në BE. Thonë se SHBA-ja është e fokusuar në Ballkanin Perëndimor si pjesë e rëndësishme strategjike nga ideja për Evropë të bashkuar dhe prandaj sekretari Pompeo e kombinon vizitës disaditëshe zyrtare në rajon “për riafirmim të aleancës me anëtaren e 29-të (Mali i Zi) dhe anëtaren e 30-të (Maqedonia e Veriut) të NATO-s”.

Bisedimet do të fokusohen edhe në sigurinë dhe mundësitë për zhvillim ekonomik të vendit. Një nga temat do të jetë edhe roli destabilizues i Rusisë në rajon.

Sipas protokollit, është paraparë që sekretari Pompeo ta vizitojë edhe kishën “Shën Mëria Perivlepta”, që u rinovua dhe konservua me mjete të siguruara përmes USAID-it, përkatësisht nga taksapaguesit amerikanë.

Pompeo, i cili është sekretari i 70-të amerikan i Shtetit, vizitën në rajon e filloi nga Vatikani, prej ku u nis drejt Malit të Zi, ndërsa pas vizitës në vendin tonë, largohet drejt Greqisë.

Presidenti Stevo Pendarovski vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Majk Pompeo e vlerësoi si kthim të SHBA-së në rajon përmes dyerve të mëdha.