“Mafia shqiptare kontrollon futbollin serb, pastron paratë e drogës”

“Mafia shqiptare me paratë e pista të fituara nga tregtia e drogës dhe armëve, ‘i pastron’ paratë në Serbi duke shfrytëzuar transferimin e lojtarëve serbë, ndërsa një pjesë të madhe të këtyre parave e përdorë për ndarjen e shtetit!”

Kështu shkruan “Kurir”, një nga gazetat më të mëdha serbe në faqen kryesore të numrit të sotëm, në një shkrim që sipas tyre përbën një nga skandalet më të mëdha në histori.

Sipas “Kurir” ka një klan shqiptarësh që e kanë vendosur futbollin serb në funksion të aktivitetit të tyre kriminal dhe paralajmërohet zbardhja e kësaj skeme.

Gazeta shkruan se pjesë e hetimeve janë bërë edhe shërbimet sekrete të një vendi perëndimor. Në shkrim thuhet se grupi i shqiptarëve udhëhiqet nga vëllezërit Osmani. Sipas gazetës, grupi kriminal ka kryer aktivitete ilegale duke përfshirë edhe transferimin e lojtarëve.

Në ditët në vazhdim, “Kurir” paralajmëron që do të zbulojë se si funksionon “grupi kriminal shqiptar, mënyrën si i kontrollon transferimet në futboll, me cilat shërbime të huaja po punohet ngushtë, cili klub serb përdoret për pastrimin e parave të mafias, përmes cilëve menaxherë kanë hyrë në tregun serb.

(gazeta-Shqip.com)