Maduro e hodhi poshtë ultimatumin për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale


Presidenti  i Venezuelës Nikolas Maduro e hodhi poshtë ultimatumin e disa vendeve evropiane për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale.

Maduro për televizionin spanjoll Seksta tha se nuk do të tregojë “veprim qyqar para trysnisë” të atyre që kërkojnë largimin e tij dhe e mbështesin Huan Guaidon.

Afati i ultimatumit të vendeve evropiane përfundoi mbrëmë.

Gjashtë vende evropiane – Gjermania, Spanja, Franca, Holanda, Portugalia dhe Britania e Madhe vendosën ultimatum për zgjedhje të reja presidenciale në Venezuelë, përndryshe në të kundërtën do ta pranojnë Guaidon si president të përkohshëm të vendit, nëse ai vetë nuk do t’i shpallë zgjedhjet.

Maduro, i cili ka përkrahjen e Rusisë, Kinës, Koresë Veriore, Turqisë, dhe Kubës, më parë deklaroi se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke përjashtuar mundësinë për ato presidenciale.