M-NAV: Piloti i Cesnës kishte leje për aterrim në aeroportin e Shkupit


Aeroplani i vogël i tipit cesna P21ON i cili dje pasdite u rrëzua te Solunska Gllava me çka humbën jetën katër shtetas bullgarë, ka pasur leje për aterrim në aeroportin në Shkup, si aeroport alternativ sipas tashmë planit të miratuar për fluturim, informojnë sot nga M-NAV.

“Aeroplani cesna  P21ON i cili dje pasdite u rrëzua në afërsi të Sollunska Gllava i ishte lejuar që të shkojë drejtë aeroportit të Shkupit sipas planit të lejuar për fluturim, ku aeroport alternativ ishte aeroporti në kryeqytetin tonë”, thuhet në demantin e aviacionit të Maqedonisë.

Nga M-NAV ashpër i mohojnë zërat e plasuar në media të caktuara se nuk ishte lejuar drejtim i aeroplanit drejtë aeroportit të Shkupit.

“Edhe një herë potencojmë se aeroplanit cesna P21ON, i ishte lejuar që të shkojë drejtë aeroportit të Shkupit, sipas planit të miratuar për fluturim, ku aeroport alternativ ishte aeroporti në Shkup”, theksohet në kumtesën e aviacionit ajror.

M-NAV apelojnë që në interes të hetimit dhe të respektit drejtë të ndjerëve dhe të afërmve të tyre  të mos përhapin dezinformata të mëtutjeshme.

Drejtori i M-NAV dhe kryetar i BD Nikollçe Tasevski, për MIA-n, tha se aviacioni ajror plotësisht dhe në mënyrë transparente bashkëpunon me Komitetin për Hetime të Aksidenteve dhe Incidenteve Serioze në aviacion dhe Prokurorinë Publike për zbatim më efikas të hetimit dhe konfirmimin e shkaqeve për aksidentin.

Nga M-NAV dje informuan, se piloti i cesnës për shkak të kushteve të këqija të motit ka kërkuar që të aterrojë në Shkup, gjë që i ishte lejuar, por pas një kohe të shkurtër ka vendosur që të vazhdojë për Sofje.