Lubço Georgievski: Mickovski meriton një mundësi

Kryetar i parë i VMRO-DPMNE-së Lubço Georgievski i ka dhënë përkrahje përzgjedhjes së Hristian Mickoskit për lider të ri të VMRP-DPMNE-së, duke vlerësuar se ai është kandidati më adekuat nga gjithë ata që janë ofruar për tu kandiduar.
“Hristian Mickoski nga të gjitha emrat që ishin kandidat për kryetar të VMRO-DPMNE-së, megjithatë është më pak i korruptuari, nuk ka afera, më energjik dhe më karizmatik. Hristian ka shansin të vendos vulën e tij në VMRO. Duhet ti jepet shansi”, ka shkruar Gjeorgievski, transmeton SHENJA.