Lubço Georgievski: Kemi hyrë në një kurth të madh diplomatik


Përmes një komenti në rrjetin social facebook, ish kryeministri i vendit Lubço Georgievski thotë se pasiqë vendi ka nisur bisedimet bilaterale me Greqinë, kemi hyrë në një kurth të madh diplomatik, transmeton Zhurnal.mk

“Kam ndjenjën se me bisedimet bilaterale me Greqine kemi hyrë në një kurth të madh diplomatik”, kështu ka komentuar ngjarjet e fundit në vend ish kryeministri i vendit Lubço Georgievski përmes një statusi në facebook.

“Sa më shpejtë duhet që t’i drejtohemi Nimicit dhe të kërkojmë nga ai që ai të jep propozimet dhe mirë është që ai t’i drejtojë bisedimet”, kështu ka komentuar mes tjerave ish kryeministri Georgievski.