LSDM: Pse VMRO-së i pengon pozita e fortë ndërkombëtare e Maqedonisë


VMRO-DPMNE vazhdon të përhapë lajme të rreme dhe me të të punon në dëm të qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë. Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në intervistën për Rojters i përsëriti qëndrimet të cilat janë të njohura për opinionin dhe kumtoi propozimet të cilat janë me përcaktim gjeografik të cilat vijnë nga medijatori Metju Nimic.

VMRO-DPMNE duhet të informohet se Agjencia e Lajmeve Rojters e përmirësoi postimin e saj dhe tani është plotësisht e qartë se bëhet fjalë për propozime që Maqedonia nuk i propozon por i shqyrton, si dhe bëhet fjalë për gjetje të zgjidhjes pa pasur nevoj ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Shihet qartë se VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me përparimin e Republikës së Maqedonisë. Shkaku i politikave të gabueshme të VMRO-DPMNE-së, Republika e Maqedonisë me vite ka qenë shtet i izoluar me një pozitë ndërkombëtare të zbehtë. Për dallim nga ajo, sot mediat botërore Maqedoninë e përshkruajnë si shtet i cili promovon miqësi dhe bashkëpunim në vend të konfliktit, ndërsa Rojtersi, Shpigel, Euronjuz dhe Fajnenshëll tajms, janë vetëm një pjesë nga mediat që janë të interesuara për përparimin që Maqedonia po e bën me reformat e brendshme, politikat ndërkombëtare dhe në zgjidhjen e kontestit me Republikën e Greqisë.

Pse VMRO-DPMNE-së i pengon pozita e forcuar ndërkombëtare e Republikës së Maqedonisë?