LSDM: Po marrim masa kundër ajrit të ndotur

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se gjitha institucionet shtetërore po luftojnë me ajrin e ndotur, ndërsa akuzon VMRO-DPMNE-në se gjatë qeverisjes së tyre janë blerë vetëm makina të shtrenjta.

“Liderët e rrejshëm, kriminelët e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së kanë harxhuar paratë e qytetarëve për të blerë “Mercedes” afërsisht 600 mijë euro, për t’i kënaqur dëshirat e kriminelit Nikolla Gruevski. Kanë harxhuar miliona euro për barok, përmendore luksoze dhe tenderë kriminalësh, derisa ndërtonin në mënyrë josistemike shkatërruan gjelbërimet”, thonë nga LSDM,

Ata thonë se lufta me ndotjen e ajrit është bërë prioritet strategjik i qeverisë së LSDM-së, ndërsa paralajmërojnë subvencionim të makinave ekologjike.

“Ajri i pastër dhe ambienti jetësor i shëndetshëm mbeten prioritet i lartë për LSDM-në”, thonë nga kjo parti./Gazeta e Pavarur