LSDM: Mickoski nuk mund të shpëtojë nga krimet e Gruevskit

Pengu anti-perëndimor i Nikolla Gruevksit, Hristian Mickoski, dje përsëri iku nga publiku. Nga lidhja me krimet e Nikolla Gruevskit nuk mund të ikë, ka reaguar LSDM.

“Në vend se të fshihet prapa reagimeve konfuze dhe të paqarta, Hristian Mickoski anti-perëndimor dhe antipopullor duhet të dal para qytetarëve dhe të përgjigjet:

– Cila është lidhja e Mickoskit anti-perëndimor me kompaninë Energotek SH.P.K Shkup? A ka marrë pjesë kjo kompani në konsorciumin që ka fituar koncesion për shfrytëzimin e ujit dhe marrje me qira të tokave për hidrocentrale të vogla, nga Qeveria e mentorit të tij, Nikolla Gruevski? A i ka ndihmuar Mickoskit anti-perëndimor ajo që ka qenë këshilltar i bartësit të krimit, Nikolla Greuvskit? Dukshëm ekzistojnë arsye për shkak të cilave Mickoski anti-perëndimor i ndjek politikat humbëse të Gruevskit dhe për atë arsye me çdo kusht bën përpjekje për të penguar ardhmërinë.

Kjo është edhe një arsye që deputetët tjerë të VMRO-DPMNE-së të heqin dorë nga këto politika anti-perëndimore dhe kriminele të Gruevskit dhe Mickoskit dhe të bashkohen në proceset të cilët sigurojnë ardhmëri në BE dhe në NATO”, ka thënë Kostadin Kostadinov, deputet nga LSDM dhe koaliconi.