LSDM: Këto janë 13 skenarët e zeza të VMRO-së për Maqedoninë

Nga partia në pushtet LSDM thonë se OBRM-PDUKM-ja ka së paku 13 skenarë të zeza në të cilat dëshirojnë ta fusin Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thonë se Hristijan Mickoski, në rolin e udhëheqësit vazhdon të mbroj krimin dhe ndarjet, me të vetmin qëllim që ta ndaloj përparimin e Republikës së Maqedonisë.

Këto janë skenaret e OBRM-PDUKM-së, sipas LSDM-së:

1. OBRM-PDUKM dëshiron që Maqedonia të ngel e izoluar dhe për këtë po përpiqet që ta pengojë qasjen drejtë NATO-s dhe BE-së.
2. OBRM-PDUKM vetëm dëshiron që të luftoj për amnisti për kriminelët e familjes.
3. OBRM-PDUKM ëahtë thirru që t’i keqtrajtojë votuesit, pra dhe dëshiron që tua mohojë të drejtën në referendum që të venosin për të ardhmen e vendit.
4. OBRM-PDUKM nuk dëshiron media të pavarura dhe për këtë para referendumit e bllokon Ligjin për media.
5. OBRM-PDUKM nuk dëshiron kufij të pasigurt, konflikte dhe pasiguri, për këtë është kundër NATO-s dhe BE-së.
6. OBRM-PDUKM ka mbetur në të kaluarën dhe flet vetëm për mosvlera, në vend se për të ardhmen.
7. OBRM-PDUKM e kërkon të kaluarën me institucione partizane në të cilën administrata është nën diktat, për këtë janë kundër reformave evropiane.
8. OBRM-PDUKM dëshiron përsëri të kthehet në gjykata svarovski.
9. OBRM-PDUKM bën ndarjen dhe qytetarët i ndan në tonët dhe të tyret, në maqedonas dhe jo maqedonas.
10. OBRM-PDUKM i vjen keq për investitorë si Subrata Roj.
11. OBRM-PDUKM vazhdon me dhunë, edhe më keq, kërkon amnisti për dhunuesit e 27 prillit.
12. OBRM-PDUKM dhe Mickoski dhe mentorët e tij dëshirojnë të kaluarën, që përsëri në mënyrë jo legale t’i përgjojnë dhe tu fryn në dera mijëra qytetarëve.
13. OBRM-PDUKM, Mickoski dhe familja dëshirojnë që ta vjedhin popullin e vet nëpërmjet provizioneve dhe tenderëve kriminal, dëshirojnë shtet pa rregull dhe prandaj janë kundër BE-së dhe Nato-s.