LSDM: Kemi ulur shpenzimet, më shumë para tek qytetarët


Qytetarët do të kursejnë 11 milionë euro me sjelljen e tarifës së lirë të energjisë elektrike, ndërsa me shfuqizimin e taksës radio difuzive qytetarët do të kursejnë rreth 12 milionë denarë, kështu vlerësojnë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), njofton gazeta KOHA.

“Masat për zvogëlimin e shpenzimeve të qytetarëve vazhdojnë. Është miratuar Ligji për shlyerjen e kamatave me të cilën do të zvogëlohen shpenzimet për borxhet e ngelura të energjisë elektrike, ujit, telefonave dhe internetit dhe do të lehtësohet jeta e qytetarëve, veçanërisht të atyre të kategorisë së prekshme”, thuhet midis tjerash në komunikatën e LSDM-së.

Nga kjo parti theksojnë se pushteti i udhëhequr nga LSDM-ja u ka dhënë fund dënimeve drakonike, kështu që sipas tyre denimet janë ulur në 75 për qind.

“Edhe këtë vit çka vjen, Qeveria e udhëhequr nga LSDM do të vazhdojë t’i zbatojë masat e marra për uljen e shpenzimeve për jetë, më shumë para për familjet dhe standard më të lartë për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.