LSDM: Kemi ndërtuar 24 çerdhe të reja


Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja me përkushtim punon në realizimin e përpjekjeve për sigurimin e kushteve cilësore dhe dinjitoze për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

“Zgjidhet problemi me mungesën e kapacitetit për përkujdesjen e fëmijëve, investohet në ndërtimin e kopshteve të reja për fëmijë veçanërisht në zonat rurale të cilat me vite ishin në harresë.

Nga fillim i mandatit e deri më tani, janë ndërtuar 24 kopshte. Prej tyre janë hapur 13, ndërsa në fazë para hapjes janë 11 kopshte.

Me këtë është rritur përfshirja e fëmijëve në institucionet publike dhe private për fëmijë për rreth 200 fëmijë.

Për këtë qëllim në buxhetin e Ministrisë për vitin 2019 planifikohet rritje e investimeve kapitale në 87 milionë denarë që është pothuajse dyfish më shumë se në vitin 2018 kur ishte 45 milionë denarë.

Sigurimi i kushteve cilësore për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, tejkalimin e problemit me vende për përkujdesjen dhe avancimin e kushteve për punë të përkëdhelëseve dhe edukatoreve janë prioritete të larta të Qeverisë e cila mbetet e fokusuar për nevojat e qytetarëve”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.