LSDM: “JO” amnisti krimit të VMRO-së


Ka reaguar edhe LSDM e Zoran Zaevit, duke thënë se qytetarët thonë jo për amnisti të krimit të VMRO-DPMNE-së, qëndron në komunikatën e kësaj partie.

“Qytetarët thonë po për anëtarësim në BE dhe NATO, qytetarët thonë po për të ardhmen e Maqedonisë. Për VMRO-DPMNE- në nuk janë të rëndësishme as interesat e qytetarëve, as e ardhmja e shtetit, qëllimi i tyre i vetëm është mbrojtja e krimit të bërë nga kreu i partisë”, citohet në kumtesë, transmeton Medial.mk.

Sipas LSDM-së të kota janë përpjekjet e VMRO-DPMNE-së përmes kushtëzimit për amnisti ta ngecë të ardhmen e Maqedonisë, sepse  Maqedonia shkon përpara.

“Qytetarët janë fuqishëm të përcaktuar për inkuadrim në BE dhe NATO dhe për atë në mënyrë të denjë e festuan suksesin historik, ftesën për inkuadrim në NATO dhe datën për negociata për anëtarësim në BE”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.