LSDM-ja po shqyrton listën me favoritët, mes tyre edhe Imer Selmani


Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite para takimit të partisë, në të cilin shqyrtohen favoritët për kandidat presidencial deklaroi se kanë listë të shkëlqyer për shqyrtimin r favoritëve dhe beson se shumica e personave nga kjo listë mund të jenë president i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë të Veriut.

“Kalojnë Oliver Spasovski, Radmilla Shekerinska, Stevo Pendarovski, Nikolla Dimitrov, Gjorgji Filipov, Imer Selamni, kalojnë edhe persona të tjerë. Unë jam njeri demokrat, unë gjithsesi do të ndikojë në këto vendime edhe nëse themë çfarëdo qoftë paraprakisht. Të gjitha këto analiza i kanë të qasshme ato që vendosin, të gjithë, pra të gjitha analizat dhe besoj se do të sjellim vendim të arsyeshëm, bëhet fjalë për vendin tonë”, deklaroi Zaev, i pyetur çfarë tregojnë analizat të cilat kanë kaluar edhe te trupi votuesi shqiptarë dhe tek të papërcaktuarit.

Nuk mundem, siç tha Zaev, më herët të them asgjë për shkak se çdo vendim madje edhe ajo që del në opinion tashmë bënë probleme në pjesën e ndershme, të drejtë dhe në frymën e këtij uniteti që duam ta arrijmë.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Aklsandar Kicarovski, para takimit në selinë e partisë tha se shqyrtojnë dhjetë kandidat kyç, ndërsa katër janë favorit në pajtueshmëri me anketat.