LSDM-ja përmes Qosetos godet VMRO-në


Largimi i të ashtuquajturës përmendore e Andon Llazov Janev – Qoseto, ndërtim i paligjshëm i vendosur nga ana e pushtetit të mëparshëm të qytetit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, i jep fund paligjshmërisë së vendosjes së objekteve dhe përmendoreve në Shkup, theksojnë nga LSDM.

Përfundoi koha e vendosjes së paligjshme e vendosjes së përmendoreve të cilat shërbenin për krijimin e ndarjeve mes qytetarëve dhe kryerjen e interesave kriminale, në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Shkupit.

Kjo vendosje e paligjshme e përmendores me vite të tëra ka shkaktuar reagime negative në opinion dhe për shkak të lokacionit se ku është vendosur dhe për shkak të simbolikës negative me anën kontroverse të historisë.

Plotësisht në mënyrë joparimore dhe të papërshtatshme është që përmendore e një personaliteti kontrovers historik, i njohur për nga vrazhdësia e tij, të vendoset para ndërtesave të organeve më të larta gjyqësore, në të cilat qytetarët e kërkojnë drejtësinë dhe i realizojnë të drejtat e tyre qytetare.

Mbjellja e Drurit për të drejtat e njeriut, në vendin e përmendores të një personaliteti negativ, gjegjësisht kontrovers, është konfirmim i angazhimit demokratik, forcave progresive në shoqëri për sundimin e së drejtës dhe drejtësisë për të gjithë, që duhet të rezultojë në krijimin e sistemit gjyqësor të pavarur, profesional dhe joselektiv, që do të punojë në interes të qytetarëve.