LSDM-ja do ta marrë Ministrinë e Drejtësisë? Deklarohet kryeministri Zaev

Informatat se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë do ta marrë Ministrinë e Drejtësisë e kurse partitë shqiptare Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, lideri i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i ka vlerësuar si spekulative duke përsëritur edhe njëherë, se gjatë emërimit të ministrave të rinj “do të bazohen në aftësitë dhe profesionalitetin e individit, në zgjedhjen e kuadrove të reja”, njofton Portalb.mk.

“Ristrukturimi do të ndodhë për shkak të zmadhimit të shumicës parlamentare, por ajo është mundësi e shkëlqyer se ku ka rezultate dhe çfarë rezultate janë. Nëse dikush nuk ka suksese kjo nuk do të thotë se do t’ju falënderohemi, ndoshta në pozitën e dytë dhe tretë do të gjinden dhe do të japin rezultate”, tha Zaev.

Zaev shtoi se për të gjitha ministrat ai do të japë vlerësim.