LSDM: Ivanovi është shumë i vogël që të vendos për fatin e referendumit


“Në javën kyçe për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të tij, Gjorge Ivanov ka vendos që të mos largohet nga ideja e tij për izolim të Maqedonisë”, thonë nga partia në pushtet LSDM, pasi që presidenti deklaroi se nuk do të dalë të votojë në referendumin e 30 shtatorit për çështjen e emrit.

“Shihet qartë se Ivanovi është i thirrur për të shkaktuar probleme për qytetarët e tij, edhe atyre që e kanë votuar. Mbetja e fundit e regjimit kriminal të VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov është kundërshtar i demokracisë, sepse e konteston mjetin më të rëndësishëm demokratik – votimin. Ndërsa, pikërisht përmes votimit dhe zgjedhjeve, Ivanov është bërë President. Qëndrimi i Ivanovit është i turpshëm dhe ikje nga përgjegjësia. Për fat të qytetarëve, Ivanovi nuk është ai që vendos për të ardhmen. Ivanovi është shumë i vogël dhe shumë pak i rëndësishëm, qytetarët dhe vullneti i tyre janë madhështia e Maqedonisë, ata do ta sjellin vendimin”, thonë nga LSDM.