LSDM: Ivanov të ndërpret heshtjen për banesat e djalit të tij

LSDM përmes një kumtese me shkrim kërkon nga presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov që të ndërpret heshtjen për informacionet se djali i tij ka blerë dy banesa me mbi 200 metra katrorë në lokacion atraktiv në Vodno dhe t’u përgjigjet qytëtarëve. Sipas LSDM-së kjo është sjellje e politikanëve të pandershëm, koha e të cilëve ka kaluar.

,,Me cilët para djali i tij i papunë ka blerë banesat në Vodno? Nëse banesat ia kanë blerë prindërit e tij, pse atëherë nuk janë lajmëruar në Listën anketuese Veçmas që u shfaqën informacione të cilët flasin se në të njëjtën ndërtesë në Vodno, dy banesa luksoze i ka blerë kunati i Ivanovit. Ivanov është shembull se si nuk duhet të sillet një politikan i cili është i përzgjedhur dhe duhet t’u shërbejë qytetarëve. Pjesë e strukturës së njëjtë të pandershme është edhe Gordana Siljanovska- përfaqësuesja krenare e politikave destruktive të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit dhe Hristijan Mickoskit. Siljanovska dhe Ivanov mbrojnë dhunues dhe kriminel dhe të dy punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit. Qytetarët nuk do të lejojnë një Ivanov të ri në karakterin e Siljanovskës i cili do të punojë me pandershmëri në kundërshtim me interesat shtetërore”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.