LSDM: Ivanov nuk është mbi Kushtetutën

Në vend se ta dënojë dhunën që ndodhi në Kuvend, Gjorge Ivanov vazhdon me politikat e tij të ndarjeve, grindjes dhe konfliktit, thuhet kështu në reagimin e LSDM-së, lidhur me ngjarjet e mbrëmshme në Kuvend.

Me paralajmërimet se nuk do ta nënshkruajë Dekretin për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Gjorge Ivanov tenton ta vendos veten mbi Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe të veprojë si mbetje e regjimit të humbur.

Ivanov është i obliguar të veprojë sipas nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë në të cilin qartë theksohet se nëse presidenti nuk e nënshkruan dekretin për shpallje të Ligjit, Kuvendi sërish ta shqyrtojë ligjin dhe nëse e miraton me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, presidenti i Republikës është i obliguar ta nënshkruajë dekretin.

Siç thuhet në reagim. Ivanov është në detyrë para qytetarëve dhe ligjeve, e jo para partisë. Me nënshkrimin e Dekretit, Ivanov e shkel Kushtetutën e RM-së dhe punon në kundërshtim me vlerat dhe konceptin evropian “Një shoqëri për të gjithë”, që u mbështet fuqishëm nga qytetarët në ciklet e fundit zgjedhore.

Ligji për përdorimin e gjuhëve tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe amendamentin 5 të cilat janë sjell para 17 viteve dhe me miratimin e tij nuk humb askush, por mundësohen kushte për komunikim më të mirë midis qytetarëve dhe institucioneve.

Ivanov nuk është mbi Kushtetutën dhe nuk do të arrijë të vendos ndarje të reja. Maqedonia është një shoqëri për të gjithë.