LSDM: Ivanov me sjellje destruktive bllokon ardhmërinë e Maqedonisë


LSDM ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Gjorge Ivanov, që të mos nënshkruaj Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Ata thonë se Ivanov po punon në mënyrë direkte në dëm të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.
“Nuk ka vepër më të madhe kundër shtetit dhe qytetarëve, nga sjellja destruktive e Ivanovit e treguar sot por edhe viteve të kaluara, i cili, përpos në mbrojtje të kriminelëve, mbrojtje të dhunuesve, nuk ka bërë asgjë për Maqedoninë dhe qytetarët e saj. Ivanov nuk guxon të bllokoj të ardhmen e Maqedonisë. Marrëveshja e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë është akt patriotik, e mbron dhe përforcon identitetin maqedonas dhe siguron anëtarësim në NATO dhe biseda me BE. Për të ardhmen nuk do të vendos Ivanovi por të gjithë qytetarët”, thuhet në reagimin e LSDM-së, përcjell SHENJA.