LSDM godet VMRO-në për ligjin e gjuhëve

Atë që bëjnë Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE në Kuvend nuk ka lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve që më parë e pranuan. Bëhet fjalë për bllokadë të Kuvendit, të procesit reformues dhe tentimit për bllokadë të perspektivës evropiane të vendit, kanë reaguar nga LSDM.

“Duke vazhduar politikat e dëmshme të Nikolla Gruevskit, Hristijan Mickoski promovon ndasi dhe bllokada me çka vazhdon të punojë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe kundër konceptit një shoqëri për të gjithë”, kanë thënë në LSDM. /Medial.mk/