LSDM: “E Hëna e Zezë”, dëshmoi brutalitetin e regjimit të VMRO-së


Data e sotme, 24 dhjetor mbahet mend si një nga ditët më të zeza të demokracisë në Maqedoni dhe e njëjta dëshmoi për brutalitetin e regjimit tashmë të rrëzuar të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-së kështu vlersojnë nga LSDM.

“Nikolla Gruevski dhe familja para syve të të gjith opinionit, nëpërmes keqpërdorimeve të policisë në shtëpinë e ligjit e shkelën demokracinë në mënyrë brutale duke nxjerrur dhe rrahur gazetar dhe deputet”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM shtojnë se politikat e tilla shumë vjeçare duke kultivuar frikë dhe kërcënim nga ana e regjimit të Gruevskit dhe VMRO-së, kulmuan me sulmin në Kuvendin e RM-së më 27 prill të këtij viti

“Qytetarët I njohën politikat destruktive të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së për atë, ata e dënuan dhunën, zgjodhën ndryshimin, bashkimin përgjigjet e reja, qeveritarë që punojnë në interes të Maqedonisë dhe qytetarët e këtij vendi”, deklaruan nga LSDM.

Nga atje pohojnë se nëpërmes politikës së bashkimit, bashkëpunimit, dhe fqinjësisë së mirë përsëri po ndërtohen vlerat e larta demokratike.