LSDM dhe VMRO – DPMNE-ja përplasen për menaxhimin e buxhetit

Në njoftimin për mediat kjo parti thotë se në opinion kanë dalë informacione për keqpërdorime të buxhetit shtetëror për shuma të mëdha.

“Është e qartë që LSDM harxhon paratë e qytetarëve për t’i përmbushur apetitet e oligarkëve të vet. Përndjekja politike dhe gjykatësit, janë tentim i qartë i qeverisë së LSDM-së për të fshehur paaftësinë e tyre, korrupsionin dhe shkatërrimet. Ky është tentim klasik për defokusimin e opinionit nga katastrofat politike të LSDM-së”, citon VMRO-DPMNE.

Ajo më tej shton se për më shumë se 90 ditë qytetarë të pafajshëm ndodhen në paraburgim, ndërkohë që me këtë ligj me mijëra kriminelë u lëshuan në liri.
“Intelektualë, artistë, arkitektë, mjekë dhe deputetë ndodhen në burg për shkak të kundërshtimit të politikave të Zaevit”, shtojnë nga VMRO – DPMNE, duke kërkuar që gjykata t’i liroj ata sa më shpjet.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i LSDM-së. Nga kjo parti thonë se VMRO-DPMNE përhap gënjeshtra, nxjerrje e qymyrit është 40 për qind më e lirë se në periudhën kur VMRO-DPMNE udhëhiqte ELEM-in dhe REK Bitolën.

“VMRO-DPMNE, partia qeverisja e të cilës do të mbahet mend për keqmenaxhim dhe tenderë milionash të kriminalizuar, vazhdon me dëshpërim të përhapë gënjeshtra”, citohet në njoftimin e LSDM-së.

LSDM në reagimin e tyre thonë se përfundoi koha e partizimit të kompanive shtetërore që funksionojnë si firma të VMRO-DPMNE-së.
“Menaxhuesit e rinj të ELEM, REK Bitola dhe firmave të tjera shtetërore dhe ndërmarrjeve publike punojnë me ekonomizim, me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve dhe jo në interes të një grupi të vogël të individëve siç ishte në rastin me qeverisjen e VMRO-DPMNE-së” citohet në reagimi e LSDM-së. /MRT