LSDM dhe BDI lidhin bashkëpunim në Kumanovë


Organizata komunale e LSDM Kumanovë dhe dega e BDI-së, do të bëjnë koalicioni në këshillin komunal. Kryetari i organizatës komunale Martin Kostovski dhe këshilltari i BDI-së, Fatmir Idrizi nënshkruan së fundmi memorandum për bashkëpunim që do të zgjasë katër vitet e ardhshme.

LSDM-ja në zgjedhjet lokale i fitoi 16-të mandate, ndërsa BDI-ja tre, kështu që me shumicë prej 19-të mandateve në këshill, vlerësojnë nënshkruesit, “do të mundësohet realizimi i projekteve të premtuara në zgjedhjet lokale”.

Në nënshkrimin e memorandumit mori pjesë edhe kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski , në cilësinë e anëtarit të LSDM-së dhe implementues i vendimeve që do sillen në këshill.

Këshilltari i BDI-së, Idrizi, tha se do të punojnë në realizmin e premtimeve në zgjedhje, më qëllim të jetës më cilësore për qytetarët. Ndryshe, në këshillin e komunës së Kumanovës janë gjithsej 33 këshilltarë.