Llozova me xhami e kishë, vendi ku me lot kujtohet e kaluara

dhe kisha afër njëra tjetrës është treguesi më i mirë për harmoninë ndër fetare që ka mbizotëruar gjithmonë në fshatin Llozovë afër Velesit. Dikur i banuar me mysliman e me pakicë ortodokse, e tani e banuar me ortodoks e me pakicë myslimane, feja kurrë nuk ka qenë pengesë për një bashkëjetesë harmonike mes banorëve.

“Deri në vitin 1954 fshati Llozovë në afërsi të Velesit ishte i banuar me qytetar mysliman, ndërsa xhamia që po shihni prapa meje është simboli dhe kujtimi i vetëm që ka ngelur nga ajo kohë, pasi që në vitet e 50-ta ato u shpërngulën në Turqi, e shtëpitë e tyre u blenë nga qytetarë e fesë ortodokse. Për të dëshmuar bashkëjetesën që ka mbizotëruar në atë kohë është kjo kishë që qëndron vetëm disa metra larg nga xhamija.”

As librat e historianët nuk e tregojnë më mirë historinë e këtij vendi se sa Sande Zarkov. 84 vjeçari tregon për kohën kur familja e tij së bashku me një familje tjetër erdhën në mesin e myslimanëve. Ai me lot në sy kujtoi se si janë shoqëruar dhe kanë bashkëjetuar me myslimanët, të cilët më vonë e braktisën vendin për tu shpërngulur në Turqi.

Unë isha i ri, diku rreth 19 vjet. Ai shoku im më ka shëtitur andej këndej. Kemi shkuar nëpër dasma. Nuk kam menduar se ai është i një feje tjetër. Tani është shumë keq. Tani thonë ruaju ai është rom, shqiptar, ai është ashtu, kështu, deklaroi Sande Zarkov.

Xhaxhi Sande thotë se urrejtja e mbjellë ndërmjet qytetarëve të Maqedonisë dhe gjendja e vendit, i dhemb më shumë se sëmundjet që i ka.

Çka na mungon? Të jemi më të pasur? Ne nuk kemi pasur as bukë për të ngrënë. Vjedhjet me të madhe. Dhe vrasin. Për 100 euro në Veles në park vranë një njeri . Kjo është e keqja. Nuk ka dashuri. A është jetë kjo me frikë, shtoi Zarkov.

Stojan Nikollovski, që jeton afër xhamisë dhe Kishës, thotë se ende ka kontakt me ish pronarët e shtëpisë, e që tani jetojnë në Izmir. Ai tregon për disa tentime të ish banorëve të fshatit, por edhe për iniciativën e Peshkopisë së Shtipit, për të ruajtur xhaminë si monument historik, por që nuk ka pasur sukses. Ai thotë se tashmë 60 vjet asnjë dëm xhamisë nuk i është bërë nga popullata.

“Kishte bagremë të mbjellja për hije. Kishte edhe bunar për ujë, për të pirë këtu. Aty ku është tani kisha. Aty ka bunar. Më herët myslimanët kanë jetuar aty, kanë ruajtur bagëtinë, janë shoqëruar. Tani një nga një të gjitha u shuan dhe nuk ka pasur kush të përkujdeset. Tani ka ngelur në këtë gjendje.” delkaroi një banor i fshatit Llozovë, Stojan Nikollovski.

Familja Ahmetov është familja e vetme myslimane në këtë fshat. Ata thonë se nuk ka logjikë që të kërkohet xhami për 1 familje, por thekson se xhamia e vjetër e fshatit duhet të ngelet si përkujtues i historisë së këtij vendbanimi.

Mirë, jetojmë mirë. Në këtë aspekt nuk ka asgjë të keqe nga bashkëqytetarët, jetojmë mirë, kurr nuk kemi pasur asgjë të keqe, deklaroi Mesud Ahmetov. Fshati Llozovë ka diku rreth 1000 banorë. Në vitet e 50-ta, 91% e popullatës u shpërngulën në Turqi. Në vitin 1952 kishte rreth 570 turq dhe 30 maqedonas, ndërsa sot ka rreth 850 maqedonas dhe 8 banorë të kombësisë turke. Xhamija e Llozovës, që është e vjetër rreth 500 vjet dhe fshati Xhumalije, siç është quajtur më herët Llozova, ka qenë qendra më e madhe myslimane e rrethinës. /tv21/