Llalla: Shqiptarët faktor në arritjen e marrëveshjes për emrin e Maqedonisë


Ministrat e punëve të jashtme kanë bërë përparim të madh dhe mund të themi se kontesti rreth emrit të Maqedonisë është drejt vijës finale.

Por, palët nuk zbulojnë detaje rreth kornizës për zgjidhjen e çështjes së emrit, të dakorduar mes kryediplomatëve të Maqedonisë dhe Greqisë. Në prag të bisedës telefonike mes kryeministrave, Zoran Zaev e Aleksis Cipras, shefi i diplomacisë greke Kocias i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani tha se me homologun maqedonas kanë bërë gjithçka që ishte e mundur për kornizën e një zgjidhjeje të pranueshme dhe se tani me çështjen po merren grupet e punës.

Kocias tha se prej mbrëmë grupet punuese të Maqedonisë, Greqisë dhe OKB-së po punojnë në përgatitjen e marrëveshjes për të cilën duhet të vendosin Zaev e Cipras.

Në lidhje me këtë, historiani dhe njohes i marrëdhenieve greko-maqedonase, Arben Llalla, për Gazeta Express thotë se deklarimet e fundit nga MPJ e Greqisë se kanë përfunduar me sukses bisedimet greko-maqedonase rol të rëndësisishëm kanë luajtur diplomacia e SHBA-së dhe mbështetja pa rezervë e Shqipërisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë që e mbështetën qeverinë Zaev duke dëshmuar se shqiptarët janë faktor stabilizues dhe përcaktues për ardhërinë e Maqedonisë. Poashtu ai theksoi se në të ardhemen do të ketë edhe befasira të tjera në politikën e Maqedonisë.

“Deklarata e MPJ të Greqisë për përfundimin me suksese të bisedimeve greko-maqedonase për ndërrimin e e emrit të Maqedonisë dhe anëtarësimin e saj në NATO brenda vitit 2018. Marrëveshja u arritë fal diplomacisë të SHBA dhe mbështetjes pa rezerva të Shqipërisë, të votave të shqiptarëve në Maqedoni duke votuar për Zaevin dhe qeverinë e tij. Edhe njëherë u vërtetua se shqiptarët janë faktor stabilizues dhe përcaktues për të ardhmen e sigurtë të Maqedonisë. Në të ardhmen do ketë shumë befasirash për politikanët e Maqedonisë..”, thotë Llalla.