Lirohen sërish derivatet e naftës

Çmimet e derivateve të naftës dhe benzinës nga mesnata e sotme do të pësojnë ulje të ndjeshme.

Sipas çmimeve të reja të Komisionit Rregullator për Energjetikë benzina do të lirohet për 4 denarë, ndërsa dizeli për 3.5 denarë.

Sipas vendimit nga mesnata, EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 63 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shithet për 65 denarë për litër, kurse Eurodizeli do të kushtojë 61 denarë për litër.