Lirohen çmimet e derivateve të naftës


Nga një denarë deri në një denarë e gjysmë ulen çmimet e shitjes me pakicë të benzinave dhe dizelit prej sonte në mesnatë, vendosi Komisioni rregullator për energjetikë.

Sipas vendimit, për një denarë ulet çmimi i Eurosuper BS 98, ndërsa për një denarë e gjysmë lirohen Eurosuper BS 95, Eurodizeli dhe Ekstra vaji i lehtë për amvisëri.

Çmimi i ri i Eurosuper BS 95 do të arrijë 69,50 denarë për një litër, Eurosuper BD 98 do të shitet për 72 denarë për një litër, Eurodizeli për 62,50 denarë, Vaji ekstra i lehtë 52 denarë.

Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS ulet dhe do të jetë 35,118 denarë për kilogram.

Çmimet e derivateve të naftës në tregun botëror në periudhën e kaluar shtatëditore shënojnë ulje tek benzina në mesatare për rreth 4,14 për qind apo për 27,55 dollarë për tonë, tek dizeli ulja në mesatare për rreth 4,44 për qind apo 27,55 dollarë për tonë, tek vaji ekstra i lehtë ulja në mesatare për rreth 3,94 për qind apo për 23,80 dollarë për një ton dhe tek mazuti ulja në mesatare për rreth 3,03 për qind apo rreth 12,95 dollarë për ton.

Kursi i denarit në krahasim me dollarin në periudhën e kaluar shtatëditore ka qenë 55.0842 denarë për një dollarë.