Lile Stefanova mbetet prokurore e “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Maxhar Telekom”

Фото: Б. Грданоски

Me autorizim të prokurorit publik shtetëror Lubomor Joveski, prokurorja Lile Stefanova edhe më tej mbetet kompetente për lëndët  që i udhëhiqte PSP-ja “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Maxhar Telekom”.

Para Stefanovës, edhe pesë ish-prokurorë në PSP kanë marrë autorizim nga prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski t’i  përfaqësojnë lëndët që edhe deri më tani i kanë udhëhequr.

Fatime Fetai dhe Bavril Bibevski vazhduan ta përfaqësojnë rastin “Monstra”, ndërsa Lençe Ristovska lëndën “Talir”

Stevço Donev dhe Elizabeta Josifovska, ndërkaq, do t’i përfaqësojnë lëndët “Treqind” dhe Total”..