Lika: Me qeverisjen aktuale janë avancuar proceset për shqiptarët


Hazbi Lika, zv/kryeministër për sistem politik e marrëdhënie mes komuniteteve në qeverinë e Maqedonisë, tha se VMRO-DPMNE ka zvaritur proceset për shqiptarët në Maqedoni
Me zvaritjen e proceseve, tha më tej Lika, erdhi deri te ajo që të ndërrohet pushteti dhe kjo ndodhi.

“Ne me Kushtetutë e kemi pasur Ligjin e gjuhës shqipe që vite më parë, por këtë proces e zvariste VMRO-DPMNE”, tha zv.kryeministri Hazbi Lika në një intervistë në Tv 21.

Lika më tej në këtë intevistë nënvizoi se me qeverinë e re gjërat nga lëvizur për së mbari për shqiptarët dhe janë duke u realizuar shumë çështje për shqiptarët në Maqedoni.

“Me qeverinë e re, dukshëm janë avancuar proceset për shqiptarët”, tha zv.kryeministri Lika, duke nënviuzra se sot punohet edhe për shumë punë që kanë mbetur nga qeveria e kaluar, kurse Qeveria e re ka gatishmëri që këto çështje do të realizohen.