Ligji për përdorimin e gjuhëve gjuhëve, më 29 janar në lexim të tretë


Në seancën plenare të Kuvendit, të planifikuar më 29 janar, deputetët duhet përsëri të votojnë për ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi presidenti Gjorge Ivanov nuk e nënshkroi dekretin për këtë ligj.

Ivanov në elaborimin e tij për mosdektretimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve theksoi se gjatë miratimit është keqpërdorur flamuri i BE-së, ku një shumicë e thjeshtë miratoi një ligj që ndryshon ligjet sistemore,  që nënkupton se për Ligjin në fjalë nevojiteshin 2/3 e votave të deputetëve.

Projektligji për përdorimin e gjuhëve u miratua më 11 janar dhe përmban 25 nene., 19 nga të cilat Ivanov i ka cilësuar si antikushtetuese. Nëse Ligji kalon edhe leximin e tretë, atëherë Ivanov është i obliguar që ta dekretoj.