Ligji për parandalimin e korrupsionit me procedurë urgjente në Kuvend

Deputetët sot në kuadër të seancës së 80-të, që do të fillojë në orën 16:00 do të debatojnë për Propozim-ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave me procedurë të shkurtuar, me flamur evropian. Në diskutim janë paraqitur disa deputetë.

Dje u arrit harmonizim midis shumicës qeveritare dhe opozitës rreth Propozim-ligjit për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave. LSDM-ja pranoi 20 nga 40 amendamentet e propozuara nga VMRO-DPMNE-ja.

Deputetja e LSDM-së dhe koalicionit, Snezhana Kaleska – Vançeva theksoi se kanë mbetur konsekuentë në mbrojtjen e standardeve evropiane për formimin e mekanizmave efikase për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ane Lashkoska, megjithatë theksoi se pranimi i amendamenteve është një tregues se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk ka ndërmend të bllokojë çfarë do procese të rëndësishme, por se ka qasje serioze për të vepruar për përmirësimin e të gjitha proceseve të cilat zhvillohen në shoqëri.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e rregullt të 115-të që u mbajt të martën, solli vendim të Kuvendit të RM-së për t’i propozuar që ky Propozim ligj të shkojë me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian me qëllim që ligji të sillet sa më shpejtë që është e mundur me qëllim të përforcimit të efikasitetit dhe pavarësisë së Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe përforcimin e kornizës ligjore dhe institucionale antikorrupsion për parandalim më efikas dhe luftë kundër korrupsionit.

Me Propozim ligjin bëhet harmonizim me të drejtën e BE-së në sferën e gjyqësisë dhe të drejtave fundamentale, ndërsa janë inkorrporuar edhe rekomandimet e GREKO-s, të raporteve të ekspertëve dhe të raporteve të KE-së për avancimin e vendit nga viti 2015 dhe 2016.