Ligji për gjuhët, Fiti: E drejtë e komuniteteve për të kërkuar avancim


“Çdo bashkësi etnike në Maqedoni ka të drejtë të kërkojë avancimin e përdorimit të gjuhës së tyre”,ky është qëndrimi i kryesisë së ASHAM-it lidhur me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, që e shpalosi kreu i këtij institucioni Taki Fiti. Ai nuk mendon se ligji përbën kërcënim për vendin teksa tha se më me rëndësi është stabiliteti politik në vend. Sipas tij çështjet senzitive dhe sidomos marrëdhëniet ndëretnike duhet të negociuar me qetësi.

“Absolutisht çdo bashkësi që jeton në Maqedoni ka të drejtë legjitime të kërkojë avancimin e përdorimit të gjuhëve të tyre dhe kjo vlen edhe për bashkësinë shqiptare dhe të gjitha bashkësitë tjera që jetojnë në hapësirat e Maqedonisë. Për këto çështje duhet negociuar në një atmosferë të qetë me tolerancë të ndërsjellë midis të gjithë aktorëve politikë, me mirëkuptim të ndërsjellëë dhe respekt dhe patjetër të miratohen vendimet pa imponime, nënçmime dhe kushtëzime nga cilado palë qoftë”,- theksoi kreytari i AShAAM, Taki Fiti.