Ligji për gjuhët: Amandamentet e VMRO-së do të shkojnë në shportë?


Ligji për përdorimin e gjuhëve është rikthyer përsëri në Parlament vetëm për shkak se presidenti Gjorgje Ivanov nuk e deklretoi atë, ndërsa kjo nënkupton se Parlamenti tani duhet të hapë debat amandamentesh për të njëjtin ligj, thonë analistët politik.

Një pjesë e madhe e amandamenteve që i ka dorëzuar partia opozitare VMRO-DPMNE për ligjin e avancimit të gjuhëve do të refuzohen si të pasakta dhe të pakompletuara, thonë burime partiake nga shumica paralamentare për Zhurnal.

“Debat do të ketë para votimit të këtij ligji, por siç theksojnë, ajo debatë nuk do të zgjatë shumë dhe nuk do ti përfshijë të gjitha 35 mijë e 569 amandamnetet e VMRO-së. Parlamenti I Republikës së Maqedonisë po harton strategji të re dhe për një kohë të shkurtë do ta vë në funksion”, thonë burime partiake për Zhurnal, të cilat zbulojnë se grupi parlamentar i LSDM-së ka marrë urdhër nga partia që nga dita sotme (e hënë) prania e tyre në Parlament është e obligueshme dhe e patjetërsueshme, por siç thonë, ende nuk e dinë se cila senacë parlamentare do të jetë në rend dite.

Amandametet që do të mbeten në “lojë” do të grupohen, dhe në këtë mënyrë do të shkurtohet edhe dabti parlamentar mbi to, theksoi Ministrja e mbrotjes Radmila Shekerinska në intervistën e saj për Tv24, transmeton Zhurnal.

“Vlerësoj se pjesa më e madhe e amandameteve që i ka parashtruar opozita për Ligjin e gjuëve nuk janë amandamente të cilat mund të shqyrtohen në këtë fazë. Ne nuk duam që ta bëjmë të njëjtin gabim në të cilin Qeveria do ta dikton tempon e vendimeve të Parlamentit, por presim që në një afat sa më të shkurtë të gjindet një zgjidhje dhe Parlamenti të vëndoset në funksion”, ka thënë ministrja Shekerinska, e cila është një nga zyrtarët më të lartë të partisë në pushtet LSDM.

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE, thonë se refuzimi evendual i një pjese të amandamenteve do të paraqiste shkelje klasike të Rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutës, siç theksojnë, është e pamundur që të refuzohen amandamente për arsye se ato tani më janë shpallur edhe në version online nga ana e Parlamentit dhe se kanë hyrë në procedurë parlamentare.

“Nëse amandamentet nuk ishin në rregull, atëherë është dashur që të njëjtit most ë pranohen dhe të kthehen në përpunim gjatë procesit të dorëzimit. Ja tërheqim vërejtjen pushtetit se në të ardhmen nuk duhet të kërkojë mbështetjen e tonë për shumicë të dyfisahtë nëse tani na shkurton të drejtën për debat parlamentar”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Analisti politik Petar Arsovski sqaron nse Ligji për përdorimin e gjuhëve përësëri është rithyer në Parlament vetëm se presidenti Ivanov nuk e dekreteojë ligjin, ndërsa siç thotë Parlamenti nuk duhet të hap debat të ri parlamentar.

“Nuk duhet të ketë debat të ri amandamentesh për arsye se bëhet fjalë për të njëjtin ligj i cili nuk është ndryshuar në normativën e saj nga verzioni I parë që është miratuar. Ky është një argument që pse nuk duhet të pranohen një pjesë e amandamenteve të opozitës maqedonase”, sqaron Arsovski.