Ligji për amnisti është dërguar për nënshkrim te presidenti Ivanov


Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka theksuar se ligji për amnisti pasi ka kaluar në Kuvend është dërguar për nënshkrim te presidenti Gjorgje Ivanov. Pas nënshkrimit të tij ai do të publikohet në “Gazetën Zyrtare”.

Të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvend, në mënyrë ligjore do të kenë pesë ditë afat të dorëzojnë kërkesë për amnisti.

Pas kërkesës, në afat prej pesë ditëve tjera do të vendosë gjykata, gjegjësisht Këshilli gjyqësor në krye me kryetaren Dobrilla Kacarska, në konsultim me prokuroren publike Vilma Ruskoska.