Ligji i gjuhëve nesër para deputetëve


Kuvendi i Maqedonisë nesër në ora 11 duhet ta fillojë seancën e 32-të ku në rend dite është ligji për gjuhët.

Ky ligj ishte kthyer nga ana e presidentit Gjorge Ivanov pa u nënshkruar në formë të tillë, derisa nga ana e opozitës janë dorëzuar mbi 32 mijë amendamente.

Deputeti i BDI-së, njëherësh kryetar i Komisionit për çështje evropiane, Artan Grubi ka komentuar amendamentet e VMRO-së opozitare mbi ligjin e gjuhëve, informon Medial.mk.

“Absurditeti i 30.000 amendamenteve nuk është për ligjin për gjuhën, sepse atë e kishin pranuar dhe s’kishin vërejtje, por për ‘shpëtimin’ e tyre”, ka shkruar në Fejsbuk, deputeti Grubi.