LIgji i gjuhëve, Ivanov nuk e nënshkruan dekretin


Edhe pse përfundon afati tetë ditor që presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të firmosur dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, sipas gjitha gjasave ai nuk do ta bën një gjë të till, shkruan Zhurnal.

Sipas kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, ligji mund të publikohet në Gazetën Zyrtare edhe pa nënshkrimin e presidentit Ivanov.

Nga Gazeta Zyrtare kanë thënë se nga Kuvendi ende nuk kanë pranuar kërkesë për publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa shërbimet e Kuvendit nuk zbulojnë se kur planifikojnë të dërgojnë ligjin.

Analisti politik, Qenan Aliu vlerëson se edhe pse Ivanov ishte i obluguar menjëherë ta dekretoj Ligjin për përdorimin e gjuhëve sepse ,kësaj rradhe kushtetuta e obligon në formë decide. Ivanov që në ditën e miratimit të ligjit u prononcua se nuk do ta nënshkruaj dekretin.

“Edhe pse Ivanov ishte i obluguar menjëherë ta dekretoj Ligjin për përdorimin e gjuhëve sepse ,kësaj rradhe kushtetuta e obligon në formë decide. Ivanov që në ditën e miratimit të ligjit u prononcua se nuk do ta nënshkruaj dekretin. Sipas rregullores dhe Ligjit për Kuvendin e RM-së ,kryetari i kuvendit në ditën e miratimit të ligjit , e nënshkruan dekretin dhe të njëjtin për nënshkrim e drejton deri te presidenti i vendit. Sipas analogjisë 7 ditë kaluan , SOT fillon dita e 8-të nga dita e miratimit , është dita e fundit që së paku Kuvendi duhet ta drejtojë ligjin në Ndërmarjen publike ,, Gazeta zyrtare e RM-së,, për SHPALLJE. DEKRETI DO TË DUHEJ TË FIRMOSET NGA KRYETARI I KUVENDIT në këndin e tij, ndërsa në këndin për firmosje të krytetarit të shtetit do të duhej të shënohet, -EDHE PËRKUNDËR DETYRIMIT PËR FIRMOSJE SIPAS NENIT 75 TË KUSHTETUTËS-Претседателот на Републиката ОДБИВА ДА ГО ПОТПИШУВА УКАЗОТ- . Vetëm pas shpalljes në ,,Gazetën zyrtare,, Ligjet hynë fuqi. Edhe pas hyrjes në fuqi, fatkeqësisht LIGJI DO TË MINOHET NË GJYKATËN KUSHTETUESE”, thotë për Zhurnal, Qenan Aliu, analist.

Përndryshe, ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua me 64 vota “pro”më 14 mars në lexim të tretë nga Kuvendi i Maqedonisë.