Ligji i gjuhëve dërgohet në Komisionin e Venedikut


Në pajtueshmëri me vendimin e Qeverisë, e gjithë përmbajtja e ligjit për përdorimin e gjuhëve është dorëzuar në Komisionin e Venedikut, Qeveria në pajtueshmëri me vendimin e marrë paraprakisht e ka dorëzuar të gjithë përmbajtjen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve për konsultim tek Komisioni i Venedikut, së bashku me tekstin alternativ për nenin 8, që nuk është pjesë përbërëse e Ligjit, për arsye se ishte në pikëpyetje pajtueshmëria e këtij neni me Kushtetutën e RM-së Alternativa e nenit 8 nga ligji për përdorimin e gjuhëve thotë: 1 Banknotat dhe monedhat, letrat me vlerë, pullat postare, fletpagesat, raportet fiskale të lëshuara nga institucionet e referuara në nenin 1 paragrafi (3) dhe neni 2 paragrafi 3 nga ky ligj, banderolat, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuhën që e flasin më së paku 20 përqind e popullatës dhe alfabetin e saj. 2 Bankënotat dhe monedhat si dhe pullat postare do të përmbajnë simbole që e përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetarëve që e flasin gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si dhe gjuhën që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve dhe alfabetin e saj. 3 Uniformat e policisë, mbrojtja, zjarrfikësit, shëndetësia, në Shkup dhe komunat ku më së paku 20 përqind e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik s dhe në gjuhën që e flasin më së paku 20 për qind e qytetarëve dhe alfabetin e saj.