Ligjet që nuk i ka nënshkruar Ivanovi sërish në Kuvend


Ligjet të cilat presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i nënshkruaj, do të duhet sërish të vendosen në procedurë kuvendore dhe të miratohen me të paktën 61 deputetë, pas të cilës ai do ta ketë për obligim ta nënshkruajë dekretin për hyrjen e tyre në fuqi. Nga 1 prilli Kuvendi nuk do të mbajë seanca për shkak mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, kështu që ligjet do të duhet deri atëherë të gjenden në procedurë kuvendore. Për momentin kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi gjendet për vizitë zyrtare në Rumani dhe Lituani, ndërsa pas kthimit të tij do të dihet kur do të vendoset në rend dite.

Neni 75 i Kushtetutës parashikon që ligjet të shpallen me dekret, të cilin e nënshkruajnë Presidenti i Republikës dhe Kryetari i Kuvendit. Presidenti i Republikës mund të vendos të mos e nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit, pas të cilës Kuvendit sërish do ta shqyrtojë ligjin dhe nëse e miraton me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, Presidenti i Republikës është i obliguar ta nënshkruajë dekretin.

Ky nen parashikon edhe se Presidenti i Republikës është i obliguar ta nënshkruajë dekretin, nëse sipas Kushtetutës, ligji miratohet me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Por, sipas informacioneve nga shërbimi për informim i Kuvendit, nuk i ka miratuar edhe tre ligjet reformuese, të miratuara me shumicë prej dy të tretave, ndërsa paraprakisht nuk e ka miratuar as Marrëveshjen e Prespës e cila gjithashtu u miratua me shumicë prej dy të tretave, pas të cilës pa nënshkrimin e tij u publikua në Gazetën Zyrtare.

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot vlerësoi se me mosnënshkrimin e Ligjeve Ivanov vazhdon me politikën destrukitve. Republika e Maqedonisë së Veriut është demokraci parlamentare dhe fjalën e fundit për miratimin e ligjeve e ka Kuvendi. Çdo tentim për imponim jokushtetues të sistemit presidencial është vepër ndëshkuese.

Kryetari i Komisionit kuvendor, deputeti i VMRO-DPMNE-së Emil Dimitriev, megjithatë potencoi se një pjesë e ligjeve, të cilat ende nuk e kanë nënshkrimin e Gjorge Ivanovit janë pikërisht ato në sferën e reformave në sistemin e sigurisë-zbulimit, mes tyre edhe ai ATO-s dhe shtoi se ai vetë është një prej propozuesve. Përmendi se në Kuvend përfundon kompetenca e tij dhe se për mosnënshkrimin e Ivanovit, duhet të kërkohet mendim nga institucioni President.

Deputetja e LSDM-së Jagoda Shaphanska tha se presidenti Ivanov e përfundon mandatin siç e ka filluar, duke potencuar se kjo ka qenë në dëm të qytetarëve, reformave dhe kundër progresit.

Presidenti Ivanov, siç informuan dje nga Kuvendi, nuk i ka nënshkruar gjashtë ligjet e miratuara më 28 shkurt dhe pesë më 4 mars dhe 6 mars të vitit 2019.Ivanov, sipas sqarimit, që e ka dorëzuar në Kuvend, nuk i ka nënshkruar Dekretet për arsye se në ushtrimin e funksionit, çdoherë ka vepruar në përputhje me deklaratën dhënë solemne se do e mbrojë Kushtetutën, dhe siç thotë, do i mbrojë interesat e Republikës së Maqedonisë.