Guaido u kthye në Venezuelë


Guaido, i cili u vetë shpall si president i përkohshëm i Venezuelës dhe ishte pranuar nga pesëdhjetë vende, arriti me aeroplan në aeroportin e  kryeqytetit Karakas, ku ishte pritur nga mbështetësit e tij. Në mesin e tyre ishin edhe ambasadorët e disa shteteve evropiane dhe latinoamerikane.

“Tashmë jemi në vendin tonë të dashur! Venezuela, ne sapo e kaluam kontrollin e emigrimit dhe u nisëm drejtë qytetit tonë”, shkroi Guaido në Tuiter.

Lideri i opozitës së Venezuelës rrezikoi që të burgoset, sepse doli nga vendi edhe krahas ndalesës që ta lëshojë territorin.

Në një porosi të cilën e publikoi para kthimit në Venezuelë, Guaido e paralajmëroi presidentin Nikollas Maduro se nëse tenton që ta arrestojë ky do të ishte një nga gabimet e tij të fundit.