Liderët takohen në Ohër më 18 Maj?


Më 18 Maj në Ohër është planifikuar takimi i drejtuesve të partive parlamentare në kuadër të dialogut “Zhan Mone” i inicuar nga Parlamenti Evropian.

Sipas mediave maqedonase, përveç krerëve të dy partive më të mëdha LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski do të merr pjesë dhe Ali Ahmeti nga BDI.

Për BESA-t, është i pasigurt niveli në të cilin do të paraqitet takimi, pasi që e njëjta udhëhiqet nga dy lider Afrim Gashi dhe Bilal Kasami. Zijadin Sela nga Aleanca e Shqiptarëve dhe Menduh Thaqi nga PDSH gjithashtu pritet të ftohen./Medial.mk